Mendoni se për këtë e ka fajin celulari juaj? Mendoni se ai apo ajo kalon shumë kohë duke naviguar në internet? Mendoni se pasi keni sjellë në jetë një fëmijë nuk mund të keni marrëdhënie intime si më parë sepse ai ju merr tepër kohë? Gaboheni! Ja çfarë thonë studimet në lidhje me këtë.
Më pak marrëdhenie seksuale? Nuk është faji i fëmijës apo i smartphonit tuaj!
Kohët e fundit duket se është pikërisht teknologjia që po fajësohet më tepër si një faktor që ndikon negativisht në frekuencën dhe cilësinë e marrëdhënieve seksuale në çift. Dhe po ashtu edhe fëmijët, të cilët mendohet se ju marrin aq shumë kohë prindërve sa në fund ata nuk kanë energjinë dhe dëshirën e duhur për të pasur kontakte intime.
Por çfarë thonë studimet në lidhje me këtë?
Një studim i publikuar kohët e fundit në “Journal Archives of Sexual Behavior”, i cili u krye në 26.620 të rritur, prej të cilëve 9.776 ishin prindër, raportoi se krahasuar me një dekadë më parë çiftet janë duke kryer rreth 9 herë më pak marrëdhënie seksuale. Ryne Sherman, pjesë e ekipit të studiuseve si edhe baba në jetën e përditeshme, shprehet se ato çfarë thuhen në lidhje me teknologjinë janë thjesht spekulime. Pra sipas tij nuk është e drejtë të fajësoni iPhonin tuaj. Sipas tij ndonjëherë teknologjia i ndihmon çiftet të futen në rrethin seksual duke qënë se ata kanë mundësi të shikojnë edhe programe me përmbajtje erotike. Gjithashtu ai pohon se edhe fëmijët nuk konsiderohen si faktor që ndikon negativisht, pasi sipas tyre prindërit me fëmijë më të vegjël se 6 vjeç kryejnë marrëdhënie seksuale po aq shpesh sa ata që nuk kanë fëmijë.
Po atëherë çfarë na bën të kemi më pak marrëdhënie seksuale?
Mosha! Sipas Sherman njerëzit martohen sepse arrijnë njëfarë pjekurie më të madhe në moshë krahasuar me vitet e kaluara, dhe për pasojë lindin edhe fëmijë në një moshë më të madhe. është pikërisht ky faktori që ndikon në frekuencën e marrëdhënieve seksuale. Fatkeqësisht kështu funksionon trupi i njeriut prandaj mos fajësoni fëmijët apo smartphonin tuaj sepse është faji i biologjisë!

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu