Sportistja nga Kosova me famë botërore Getta Beqa është nënë e tri vajzave të mrekullueshme.
Sot feston ditëlindjen vajza e saj e madhe dhe Getta i ka bërë një urim prekës në Instagramin e saj.
“A nuk ishte dje kur ti ishe një bebe në krahët e mi? Shikoja fytyrën tënde të bukur dhe mendoja se ku do të çonte jeta.
Sot, të shikoj si je bërë: e fortë, e këndshme, e logjikshme, e kujdesshme dhe optimiste.
Dhe kuptoj se ëndrrat që thura në zemrën time për ty, janë mishëruar në shpirtin tënd të bukur. Jam shumë krenare për ty dhe të dua me gjithë zemër.
Gëzuar ditëlindjen e dashura ime, uroj të të realizohen të gjitha ëndrrat”, – ka shkruar Getta.
https://www.instagram.com/p/Bv1T2OvgheQ/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu