Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” hap klasa prenatale falas për të trajnuar nënat e reja

0 0

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë ka hapur për herë të parë klasa prenatale falas për të trajnuar nënat e reja mbi kujdesin që duhet të kenë ndaj bebit.

Gratë që bëhen nëna për herë të parë duhet të jenë të informuara për atë që do të ndodhë në jetën e tyre, apo mënyrën se si të sillen dhe trajtojnë beben pas lindjes.

Atyre do t’ju vijë në ndihmë informacioni që do të marrin nga mjekët e maternitetit në lidhje me mënyrën se si duhet të sillen në fillim me bebin, si t’I mbajnë, t’I ndërrojnë apo edhe t’I lajnë.

Seanca e parë e klasës prenatale është organizuar ditën e diel tek Reja në Tiranë, ku drejtorja e maternitetit Eliona Demaliaj së bashku me ministren e Shëndetësisë, me stafin e mjekëve të spitalit si dhe me nënat shtatzëna, kanë bashkëbiseduar rreth vështirësive që hasen sidomos pas lindjeve për herë të parë.

Mjekët e spitalit, jo vetëm iu përgjigjën pyetjeve të nënave të reja, por dhe u shpjeguan atyre tema mbi shtatzëninë, rreziqet, lindjen, të porsalindurit.

“Ajo që më shqetëson është momenti final, e kam pak me frikë, gjithsesi ajo që dua është lindja normale”, ka treguar një nga gratë shtatzëna.

Ndërsa një ndër mjekët gjinekologë të spitalit i është përgjigjur : “Unë mendoj se duhet të jetë e përgatitur për dhimbjet e lindjes dhe të kuptojë që dhimbja dhe lindja shkojnë bashkë”.

Nga ana tjetër drejtorja e spitalit ka theksuar se edukimi i grave shtatzëna çon në lindjen e një fëmije të shëndetshëm, për nënat, për familjet por edhe për shoqërinë.

Kjo nismë e re është mirëpritur nga gratë shtatzëna, të cilat gjatë vizitave që bëjnë tek gjinekologët që i ndjekin, nuk kanë mundësi të marrin shpjegim për çdo paqartësi që kanë apo të heqin dhe frikën kur janë në muajt e fundit të shtatzënisë.

 

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X