Shumë prindër përdorin vajin e ullirit për të bërë masazhin e bebes, por kjo nuk është alternativa e duhur sidomos nëse lëkura e tij është e irrituar apo e thatë.
Cili është vaji i duhur?
Opsionet e zgjedhjes janë të shumta, dhe këtu përfshihet edhe vaji i ullirit por para se të vendosni ta përdorni ose jo ka disa fakte me të cilat duhet të njiheni.
Vaji i ullirit ka shumë pak acide yndyrore të quajtura lanoleic (forcon lëkurën e bebes) dhe shumë i pasur me acide të tjera të quajtura oleic (e bën lëkurën e bebes më të depërtueshme). Nëse lëkura do të jetë e depërtueshme, hidratimi do të humbë dhe për pasojë ajo do të acarohet edhe më tepër kryesisht në rast ekzemash.
Por jo vetëm kaq…
Vaji i ullirit mund të dëmtojë edhe lëkurën e shëndetshme të bebes si pasojë e pranisë të acidit oleic, megjithatë mjekët mohojnë mundësinë e dëmtimeve afatgjata tek bebja. Nga ana tjetër vaji i lulediellit do të përmbajë më tepër acide linoleice të cilat mbrojnë barrierën e lëkurës. Pra përpiquni të evitoni përdorimin e tij sidomos në rast se lëkura është e acaruar apo e thatë, dhe përdorni një vaj tjetër të posaçëm për bebe.
[poll id=”11″]









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu