Në shumë vende të botës është përfolur vazhdimisht paragjykimi që i bëhet grave që ushqejnë me gji në publik, dhe për të mbështetur proçesin duke i dalë kundër këtyre paragjykimeve, në Kolumbi është ndërmarrë një fushatë sensbilizuese.
Manekinët tashmë ushqejnë me gji!
Po është e vërtetë! Në pothuajse çdo qendër tregtare janë vendosur manekinët e një gruaje që ushqen fëmijën e saj me gji, dhe kjo nismë u quajt “Amigos de la lactancia”, pra miqtë e gjidhënies. Qëllimi është të favorizohet ushqyerja me gji edhe në publik.
Nënat që ushqejnë fëmijën duhet të ndihen rehat dhe kjo do të stimulohet falë manekinëve. Ata janë vendosur në pozicione të ndryshme nëpër vitrina dhe kjo nisi si pasojë e një rasti që ka ndodhur konkretisht në “Bogota”, ku një grua që ushqente fëmijën e saj u largua nga lokali ku ndodhej pasi kjo konsiderohej si diçka e “turpshme”. Lajmi sigurisht ka prekur shumë prindër dhe kështu lindi ky organizim.
Sipas tyre gjidhënia është një proces jetik dhe tepër natyral dhe si i tillë duhet të shikohet. Nënat kolumbiane tani ndihen më të lira të ushqejnë fëmijët e tyre kudo dhe kurdo, edhe ndërsa bëjnë pazar, duke ju përgjigjur nevojave të fëmijës në çdo moment.
Një nismë e tillë duhet të ndërmerret edhe në vendin tonë apo jo?
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu