Detyra e çdo prindi është ta bëjë fëmijën të rritet dhe jetojë një fëmijëri të lumtur. Sipas ekspertëve të Universitetit të Helsinkit, lumturia që fëmijët kanë ndier në moshën e hershme do të ketë efekte afatgjata, dhe ky studim u publikua edhe në revistën Circulation.
Studimi i kryer
U morën në studim rreth 3557 fëmijë me moshë nga 3-18 vjeç të cilët u pyetën në lidhje me stilin e jetesës në familje. Ata morën në konsideratë edhe kushtet sociale dhe ekonomike, ndjenjat që fëmija ka përjetuar dhe kryesisht lumturinë si edhe sjelljen e prindërve. Analiza u krye edhe pas 27 vitesh duke bërë një tjetër pyetësor. Gjithashtu mjekët kryen edhe analiza gjaku së bashku me kardiogramën. Ata kishin si qëllim të zbulonin shëndetin e personave dhe sa të lumtur ishin.
Si përfundim
Ata nxorën përfundimin se lumturia ishte tepër e rëndësishme jo vetëm për të tashmen, dhe se ata fëmijë që kishin pasur një fëmijëri të lumtur do të ishin më të qetë dhe të shëndetshëm në momentin që do të rriteshin. Personat që kishin pasur kushte të mira socio-ekonomike do të kishin gjithashtu edhe aftësi më të mira për të menaxhuar agresivitetin dhe impulsion e momentit, duke pasur edhe rrezik më të ulët për sëmundjet kardiovaksolare. Sipas tyre prindërit janë çelësi kryesor për lumturinë e fëmijës.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu