Lindja premature, sa shanse ka qe femija te mbijetoje per secilen jave?

0 0

Nëse shtatzania pëfundon në lindje para datës së caktuar, për nënën dhe fëmijën fillon një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë në specifikën e vet, të cilën duhet ta përballojnë të dy bashkë. Shtatzania zakonisht zgjat 40 javë, pra 9 muaj, por në rreth 10-15% të rasteve ajo mund të përfundojë në lindje edhe para javës së 36, periudhë në të cilën fëmija duhet të ishte ende në barkun e nënës.

Përse ndodh një lindje prematurë?

Zakonisht mund të shkaktohet nga një patologji që mund të jetë shfaqur tek nëna si: diabeti gestacional ( i shtatzanisë), infeksionet vaginale, probleme në qafën e mitrës, probleme të shkaktuara nga fetusi si për shembull plasja para kohe e ujrave, shtatzania me binjakë, plaçenta previa etj. Zakonisht mjeku nëse shfaqet një nga problemet e mësipërme, përpiqet ta mbajë nën kontroll dhe për pasojë të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur shtatzaninë duke përdorur regjim shtrati dhe medikamente të caktuara.

Lindja prematurë: shanset për mbijetesë

Deri disa vite më parë mendohej se një fetus i ardhur në jetë në javën 22-23 të shtatzanisë, pra në fillimet e muajit të 7 nuk kishtë asnjë mundësi për të mbijetuar. Sot, me përparimin e mjekësisë, mund të themi se edhe këta fëmijë kanë rreth 10% shanse për të mbijetuar, edhe pse është e vështirë të shrehim se nuk do të kenë pasoja afatgjata në shëndetin e tyre të shkaktuara nga lindja në një kohë shumë të hershme.

Sipas Universitetit “Wisconsin medical school-department of pediatrics”, mundësia e mbijetesës për secilën javë të shtatzanisë do të jetë:

Mundësia për mbijetesë

Mundësia për mbijetesë

10-40%

10-40%

40-70%

40-70%

50-80%

50-80%

80-90%

80-90%

90%

90%

95%

95%

98%

98%

Sigurisht që këto të dhëna nuk duhet të konsiderohen absolute pasi në disa raste specifike mund të shfaqen komplikacione që do të vështirësojnë mundësitë e mbijetesës. Zakonisht problemet më të mëdha shfaqen në mushkëritë e fëmijës, të cilat piqen në javën 27-28 të shtatzanisë, si edhe pesha e vogël në lindje, së bashku me rrezikun e madh të marrjes së infeksioneve.

Lexoni edhe: Femijet premature, faktoret e rrezikut dhe trajtimi

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X