Lindja me operacion duhet të kryhet vetëm në rast se është vërtet i nevojshëm dhe jo të konsiderohet si një alternavitë.
Përse kështu?
Sipas shkencës, lindja me operacion e bën më të vështirë përshtatjen e fëmijës me ambientin e jashtëm. Fëmija gjatë orëve të para të jetës përjeton momente shumë të rëndësishme në lidhje me ecurinë të shëndetit përgjatë gjithë jetës. Gjatë lindjes normale ai kalon në kanalin e lindjes i cili është pikërisht ai që e bën atë më të aftë të përshtatet me jetën jashtë barkut të nënës.
Lindja spontane dhe mikrobioma
Kalimi nëpër kanalin e lindjes nuk ka përfitime vetëm në lidhje me pjekurinë e mushkërive por edhe në lidhje me sistemin imunologjik. Ai në këtë moment gëlltit disa bakterie që vendosen në zorrët e tij. Gjithashtu kalimi në vaginë e mbulon atë me florën vaginale duke mundësuar kështu krijimin e mikrobiomës (bakteriet e para). Gjatë lindjes me operacion fëmija i merr bakteriet e para në spital duke qënë kështu më i rrezikuar për t’u prekur nga diabeti, astma, obeziteti, alergjia ushqimore dhe poleni gjatë rritjes.
Disa studime të kryera në New York, kanë bërë të mundur aplikimin e këtyre bakterieve edhe tek fëmijët e lindur me operacion me anën e një garze. Përse është bërë e gjithë kjo? Në mënyrë që fëmija të formojë kolonitë e para bakteriale duke u bazuar tek ato të nënës.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu