I dashur bashkëshort,
Më vjen keq që nuk të vlerësova.
Më vjen keq që nuk të përqafoj gjithmonë kur vjen në shtëpi.
Më vjen keq që nuk të jap kohën që të nevojitet.
Më vjen keq që nuk të përgatis darkën çdo natë.
Më vjen keq që dhoma e gjumit është një rrëmujë.
Më vjen keq që jam kaq e rraskapitur.
Më vjen keq që nuk kam energji për të folur.
Më vjen keq për rastet kur nuk të pyes si e kalove ditën.
Më vjen keq që nuk i vërej gjithmonë gjërat që ti i bën mirë.
Më vjen keq që të bezdis.
Më vjen keq që nuk ndihem gjithmonë “tërheqëse”.
Më vjen keq që të bëj të ndihesh sikur nuk më intereson.
Më vjen keq që nuk jam vetvetja kohët e fundit.
***
Po mundohem në pjesën më të madhe të rasteve.
Po përpiqem të jem një grua e mirë.
Po përpiqem të jem një nënë e mirë.
Po përpiqem të ekuilibroj një milion gjëra.
Po mundohem të ruaj buzëqeshjen në këtë jetë të vështirë.
Po përpiqem të mos shkatërroj gjithçka.
Po përpiqem të dua trupin tim të ri.
Po përpiqem t’i kënaq të gjithë.
Po përpiqem të jem e denjë për ju.
Po mundohem.
Vetëm mos harro se unë gjithmonë…
Te shoh.
Të pranoj.
Të vlerësoj.
Të adhuroj.
Unë të dua. Kaq shumë. ❤️
***
Martesa është e vështirë. Martesa bëhet edhe më e vështirë me ardhjen e fëmijëve. Ndonjëherë ne si nëna priremi ta vendosim burrin në plan të dytë. Kjo nuk do të thotë se mendojmë se është e drejtë dhe e bëjmë me qëllim. Çështja është se ne jemi duke punuar gjithë ditën dhe kur vjen ai në mbrëmje në shtëpi kemi shumë nevojë për pak kohë për veten. Dhe ne harrojmë se edhe ai ka nevojë për ne.
Për të gjithë burrat që ndihen të lënë anash të harruar ose të zëvendësuar nga foshnjë, na vjen keq dhe po përpiqemi më shumë. Bëni durim me ne. Ne ju duam dhe nuk mund ta bënim këtë jetë pa ju.
Dhe për nënat që po luftojnë nga brenda, duke u përpjekur të ekuilibrojnë jetën e gruas dhe jetën e nënës, ju nuk jeni vetëm. Të gjitha e kemi kaluar dhe të them me siguri do të bëhet më mirë.
Po ju cila është diçka që ka ndihmuar marrëdhënien tuaj me partnerin tuaj pasi keni lindur një fëmijë?
Lexo edhe: Pse kisha nevojë për tim shoq më shumë se kurrë pas lindjes?
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!