Lentet janë pajisje shumë të përdorura, por shpesh gabimisht. Ato kërkojnë rregulla të sakta për përdorim dhe mirëmbajtje, por jo të gjithë i respektojnë, veçanërisht të rinjtë. Mosrespektimi i tyre ka pasoja serioze. Kjo është konfirmuar nga hulumtuesit nga Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve, e cila kohët e fundit është përqendruar në rreziqet që sjell për syrin përdorimi i tepruar i lenteve, si dhe fjetja me to.
Përdorimi me kujdes
Vetëm në Shtetet e Bashkuara, rreth 45 milionë njerëz përdorin lentet e kontaktit në vend të syzeve, por jo të gjithë në një mënyrë të përshtatshme. Mjafton të thuhet se një e treta e përdoruesve shkojnë në shtrat pa i hequr. Në fakt, kjo mund të dëmtojë syrin, sepse rrit rrezikun për infeksion nga 6 deri në 8 herë. Në mëngjes ju do t’i keni sytë të irrituar dhe shikimi nuk do të jetë i qartë.
Adoleshëntët janë në rrezik të madh
Fatkeqësisht, adoleshentët janë dyfish në rrezik nga kjo pikëpamje. Nga njëra anë, sepse sytë e tyre janë veçanërisht delikatë. Nga ana tjetër, sepse pikërisht për shkak të moshës së tyre, ata janë kategoria që më shpesh shkon për të fjetur me lentet e kontaktit.
Ta dini!
Ata që zgjedhin lentet e kontaktit duhet të jenë të kujdesshëm për t’i trajtuar ato me kujdes. Që do të thotë, ndër të tjera, t’i vendosni dhe t’i heqin pasi kanë larë duart, t’i ruajnë në enën e duhur, në mjedis të lëngshëm, të mos i mbajnë për shumë orë dhe t’i heqin para se të heqin makiazhin.
Lexo edhe: Hiqni tualetin para se te flini per te mbrojtur syte nga demtimi
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu