Shume prindër shqetësohen në lidhje me zhvillimin e fëmijës, duke menduar në disa raste se diçka nuk shkon, se fëmija mund të ketë një vonesë të cilën e lidhin shpesh herë edhe me sindromën e autizmit. Ndërsa ju shpjegojmë se cilat janë ato shenja të cilat nuk duhet t’ju shqetësojnë, ju theksojmë se duhet të hiqni dorë nga krahasimi i fëmijës tuaj me dikë tjetër.
Aftësitë e fëmijës që duhet t’ju heqin dyshimet në lidhje me praninë e autizmit:
- Përgjigjet kur e thërrisni në emër nga mosha 9-12 muaj duke kthyer kokën;
- Buzëqesh nga muaji i 2, qesh dhe gugat (guu, buuu etj) nga muaji 4-5, shpreh gëzim kur ju e argëtoni rreth muajit të 6;
- Luan dhe argëtohet me lojën “ta” (mbulimi i fytyrës me duar dhe në momentin që e zbuloni fytyrën ju duhet të thoni “ta”) rreth muajit të 9;
- Bën kontakt me sy me njerëzit gjatë fëmijërisë;
- Tenton të thotë fjalë rreth muajit 12-18;
- Përdor 5 fjalë nga muaji 18;
- Kopjon gjeste të tilla si: tregimi i objekteve apo njerëzve, rreh duart, gunjëzohet;
- Ju imiton ju duke pretenduar se po përzien dicka brenda një tasi nëse i jepni një lugë, apo pretendon se flet në telefon;
- Tund kokën për të thënë “jo”;
- Bën me dorë “mirupafshim” rreth muajit të 15;
- Përpiqet t’ju tregojë diçka që i intereson apo i tërheq vëmendjen rreth muajit të 18.
- Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me fëmijën…
- Duhet sigurisht që të flisni më parë me mjekun specialist, pasi të dhënat tona kanë qëllim të informojnë dhe aspak të hedhin poshtë fjalën e tij!
Lexoni dhe: Testi i shikimit zbulon autizmin në moshë fare të vogël
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu