Kur një fëmijë mund të hajë vezë?

0 1

Veza është një ushqim shumë i rëndësishëm dhe i shëndetshëm edhe për fëmijën, mjafton që të jetë e gatuar në mënyrën e duhur si edhe e prezantuar tek fëmija në moshën e duhur. Nuk ka arsye pse të nxitoni, çdo ushqim ka kohën e vet!

Vlerat e vezës për bebet

Veza është e pasur me proteina, dhe kryesisht e verdha e vezës përmban shumë minerale si  hekuri, kalciumi, fosfori si edhe vitamina të tjera të grupit A, B dhe D. Ajo gjithashtu është e pasur edhe me yndyrna të shëndetshme të cilat e ngopin fëmijën.

Kujdes! Mos e teproni me sasinë, kjo pasi veza përmban edhe shumë kolesterol.

Sa herë në javë një fëmijë duhet të hajë vezë?

Do t’ju këshillonim të mos ja jepnit më shumë se 1 herë në javë.

Kur një fëmijë mund të hajë vezë?

Duke filluar nga muaji i 6-të i jetës ju mund të filloni t’i jepni atij të verdhën e vëzës, gjysëm të gjallë. Disa mjekë mund të këshillojnë që prezantimi i vezës të bëhet edhe në moshën 1-vjeçare. Pas muajit të 12-të mund t’ja jepni fëmijës edhe të bardhën, sigurisht që të zier dhe asnjëherë të gjallë (të pagatuar)!

Pse veza nuk duhet të konsumohet e gjallë?

Nëse është e zier është më e tretshme për fëmijën, pa përmenduar këtu rrezikun e shfaqjes së salmonelës.

Pse fëmijët nuk duhet ta hanë të bardhën e vezës para muajit të 12-të?

Sepse albumina mund të shkaktojë alergji tek fëmija, ndërsa e verdha është një faktor jo shumë i lartë rreziku. Nëse veza jep alergji tek fëmija duhet të këshilloheni me mjekun pediatër si edhe të eleminoni nga dieta e fëmijës të gjitha ushqimet që përmbajnë vezë.

Lexoni dhe: Alergjia nga veza, qumeshti dhe derivatet e tij



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X