Mango është një frut shumë i pasur me vitaminë A si edhe me karotenoide (element që mbron kockat e fëmijës), poothuajse më shumë se në çdo frut tjetër. Karotenoidet gjithashtu ulin edhe rrezikun e kancerit si edhe problemeve kardiake, duke e mbrojtur fëmijën edhe nga ftohjet e zakonshme. Mangot gjithashtu janë shumë të pasura me fibra, kanë pak kalori, shumë vitaminë C dhe B si edhe shume hekur, kalium dhe proteina.
Kur mundet një fëmijë të konsumojë mango?
Mango mund të fillohet nga muaji 10 dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoren si një ushqim fillestar për fëmijën. Ky frut mund të shkaktojë alergji tek fëmija ashtu si të gjitha frutat e tjera ekzotike, e cila mund të shfaqet në lëkurë. Zakonisht skuqja shfaqet pas ngrënies apo pasi mango është tretur. Këshillohet kështu pikërisht për shkak të rrezikut për të shfaqur një alergji.
Si ta përgatisim?
Ju mund ta përgatisni me kos dhe lëng molle ose dardhe. E pastroni dhe shtypni mangon. Shtoni kosin ose lëngun e frutave derisa të arrihet trashësia e duhur. Nëse fëmija nuk konsumon kos mund ta përgatisni thjesht duke e përzier me lëngun e frutave. Një tjëtër kombinim do të ishte edhe duke e përzier me banane, avokado, pjeshkë, patate të ëmbël si edhe pjepër.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu