Gjatë javëve të fundit të shtatzanisë trupi i gruas fillon të pësojë ndryshime të tjera të cilat do t’i paraprijnë ditës së lindjes. Një ndër këto ndryshime është edhe dalja nga gjinjtë e një lëngu të verdhë e cila quhet kulloshtër.
Kur fillon të prodhohet kulloshtra?
Edhe pse këto rrjedhje të gjinjve do të fillojnë nga java 26-30, kulloshtra e vërtetë do të dalë pas lindjes së fëmijës. Pas lindjes trupi fillon në mënyrë natyrale të prodhojë ushqimin e fëmijës. Disa ditë pasi kulloshtra është prodhuar, gjintë do të fillojnë të fryhen gjë që tregon se ka filluar të prodhohet “qumështi i maturuar”. Megjithatë disa gra nuk do të prodhojnë kulloshtër menjëherë pas lindjes, dhe kjo nuk do të thotë se nuk do të jenë në gjendje të ushqejnë fëmijën e tyre me gji. Por do t’ju duhet të presin pak më gjatë.
Si do të jetë pamja e kulloshtrës?
Ju duhet të dini se ky lëng është i trashë dhe me ngjyrë të verdhë. Ngjyra e tij do të bëhet gjithnjë e më e bardhë me kalimin e ditëve pas lindjes.
Kur duhet të fillojmë të ushqejmë fëmijën?
Ju duhet ta vendosni menjëherë në gji fëmijën tuaj. Refleksi i thithjes së fëmijës është i zhvilluar edhe ai do të filloj të thithë menjëherë gjirin. Edhe nëse nuk do të ketë shumë kulloshtër në gji, vendosja në gji do të shërbej për të stimuluar prodhimin si edhe praktikuar fëmijën. Fëmija duhet të ushqehet sipas nevojës dhe në anjë mënyrë me orar.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu