Kur është momenti i duhur për t’u bërë nënë?

0 0

Në kohët e mëparshme ekzistonte “rregulli” i cili i “detyronte” çiftet e sapomartuara të sillnin në jetë një fëmijë menjëherë pas martese. Fatmirësisht, ky vendim i rëndësishëm në ditët e sotme konsiderohet si një vendim shumë personal i çiftit, dhe për pasojë ata mund të zgjedhin të sjellin në jetë një fëmijë para martese, ose shumë vite më pas.

Por si ta kuptojë një grua se cili është momenti i duhur për t’u bërë  nënë?

  • Dashuria për partnerin. Është ndjenja më e madhe që do t’ju bëjë të kërkoni të bëni një ndryshim të madh për më shumë dashuri në jetën tuaj.
  • Qëndrueshmëria ekonomike. Ekonomia është një faktor shumë i rëndësishëm në ndërmarrjen e një hapi të tillë. Sigurisht që nuk ekziston një limit i caktuar megjithatë të ardhurat mujore janë shumë të rëndësishme. Në momentin që një grua mendon se ka të ardhura të mjaftueshme ndihet më e sigurt për të sjellë në jetë një fëmijë.
  • Realizimi personal. Tashmë nuk është koha kur gruaja ngelej e kënaqur vetëm brenda kuzhinës së saj. Ajo kërkon të jetë e realizuar edhe në aspektin social dhe profesional, dhe nëse e ka arritur këtë ndihet gati për të sjellë në jetë një bebe.
  • Një jetë e qetë. Një jetë pa strese dhe probleme do ta bëjë gruan të ndihet gati për të hedhur hapin e rradhës.
  • Ora biologjike. Me kalimin e viteve gruaja e kupton që ka ardhur momenti për t’u bërë nënë kjo pasi ora biologjike e saj avancon.
  • Forcohet instikti i nënës. Edhe pse mund të jeni në moshë të re, instikti i nënës tek ju mund të jetë shumë i fortë, dhe në këtë rast nuk ka gjë më të bukur se të sillni në jetë një krijesë nga dashuria juaj.

Lexoni edhe: Keshilla nga nenat pernenat

[poll id=”2″]

 

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X