Kur duhet t’i japim qumësht lope fëmijës?
Gjatë vitit të parë të jetës qumështi është një ushqim shumë i rëndësishëm për fëmijën dhe për këtë arsye ai duhet të jetë i duhuri. Duke qënë se jo të gjitha nënat kanë mundësi të ushqejnë me gji, qumështi i formulës duhet të jetë alternativa zëvendësuese.
Përse fëmija nuk duhet të pijë qumësht lope?
Qumështi i lopës është shumë i pasur me proteina si edhe ka mangësi në hekur, për këtë arsye laktantët nuk duhet ta pijnë edhe pse sipas Organizatës Botërore të Shëndetit ka shumë nëna në ditët e sotme që e bëjnë këtë, ndoshta nuk e dinë ose nuk kanë dëshirë ta pranojnë sa i dëmshëm është për fëmijën e tyre.
Fëmija duket se ndihet mirë
Edhe pse në të vërtetë duket kështu ai mund të jetë duke pasur një vuajtje intestinale, duke prodhuar mikrohemorragji të vërteta, të dukshme ose jo me sy të lirë.
Mangësitë e qumështit të lopës
Qumështi i lopës nuk duhet të pihet nga fëmija për të paktën 12 muaj, kjo pasi ai është shumë i varfër nga hekuri, ka shumë proteina si edhe përmban shumë pak yndyra të mira, duke pasur gjithashtu edhe shumë pak vitamina të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës. Këto janë arsyet pse nuk sugjerohet qumështi i lopës tek bebet.
Lexoni edhe: Qumeshti i gjirit

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu