Foshnjat dhe fëmijët janë të ndjeshëm ndaj efekteve të temperaturave të larta për shkak se metabolizmi i tyre është i ndryshëm nga të rriturit. Trupi i tyre nuk është në gjendje të vetërregullojë temperaturën e trupit.
Të gjitha nënat duhet të dinë se:
• Fëmijët nën 6 muajsh nuk duhet të ekspozohen në diell në mënyrë direkte.
• Të gjithë fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell nga ora 11:00-17:00.
• Gjatë ditëve të para fëmija duhet të ekspozohet në mënyrë graduale dhe me veshje pambuku sipër.
• Fëmijët duhet të mbajnë syze të errëta.
• Ju duhet t’i jepni fëmijës të pijë sa më shumë lëngje si edhe ushqime të cilat e hidratojnë trupin e tij.
• Ekspozimi në diell i fëmijës bëhet duke shëtitur bashkë me të.
• Kremi mbrojtës duhet të jetë me faktor shumë të lartë, mundësisht 50 spf (njesia matese e faktorit mbrojtes qe kremi ka ndaj rrezeve UVB), i cili duhet të përsëritet disa herë në ditë, sidomos pasi fëmija ka dalë nga deti apo pishina.
• Mos e lini asnjëherë fëmijën vetëm në ujë apo makinë. Nëse është në gjumë nuk duhet ta lini në asnjë mënyrë në makinë.
• Temperatura e shtëpisë duhet të jetë rreth 25 gradë.
Ju duhet të dini se sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më të lartë e do edhe faktorin mbrojtës së kremit, prandaj bëni kujdes në përzgjedhjen e tij. Ai duhet të jetë i posaçëm për fëmijë dhe këtë mund ta blini në farmaci në mënyrë që të merrni edhe mendimin e një profesionisti. Aplikimi i kremit nuk duhet bërë vetëm në plazh por edhe gjatë shëtitjeve që fëmija bën në qytet.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu