Në të gjitha momentet prindërit shprehen dhe duan të besojnë se i duan dhe trajtojnë gjithmonë njësoj fëmijët e tyre, por sipas skanimeve që janë bërë në trurin e baballarëve, është arritur në përfundimin se ata sillen në një mënyrë ndryshe me vajzat krahasuar me djemtë.
Studimi që u krye në lidhje me këtë
Për të provuar mënyrën si sillen baballarët me djemtë dhe vajzat është kryer një studim nga Universiteti “Mascaro of Emory”, i cili më pas u botua edhe në revistën “American psychological association journal behavioral neuroscience”. U morën në studim 52 baballarë të cilët mbajtën për 1 javë një pajisje regjistrimi në rripin e pantallonave. Kjo pajisje kapte çdo gjë që ata i thoshin fëmijëve të tyre. Studimi u përqëndrua në sjelljen e tij me fëmijën nën moshën 2 vjeçare. Sipas studiuesve, ata kishin më shumë gjasa për të përdorur fjalët që shprehin emocione trishtuese si edhe gjuhën e trupit, ndërsa me djemtë përdornin më shumë gjuhën analitike (fjale qe i referohen kryerjes së një analize të asaj që shprehet). Më pas atyre ju vendos para syve një foto fëmijësh dhe ndërkohë një pajisje skanimi ishte lidhur me trurin e tyre. Baballarët ju përgjigjën më intensivisht fytyrës së vajzës së tyre në foto duke buzëqeshur , ndërsa para fytyrës së djalit qëndruan më neutralë.
Përfundimi
Sipas studiuesve dhe konkretisht sipas Mascaro, nuk u arrit të gjendej ndonjë faktor që tregonte se baballarët favorizonin më tepër vajzat, por ata kishin disa shprehi ndryshe me to. Sipas tyre kjo paraqet një tablo komplekse sipas të cilës baballarët veprojnë në mënyra të ndryshme me djemtë dhe vajzat.
Lexoni dhe:Cfare u zbulua per rolin e babait gjate 2017
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu