Diarreja duhet të mbahet nën kontroll duke qënë se mund të shkaktojë edhe dehidratim. Ajo mund të shkaktohet nga një infeksion i rotavirusit, dhe në këtë rast zgjat 3-10 ditë por mund të vijë edhe si pasojë e:
- Ndjeshmërisë ndaj një ushqimi të caktuar;
- Bakteri;
- Viruseve;
- Parazitëve;
- Medikamenteve;
- Mosfunksionim të mirë të zorrëve.
Në rast diarreje duhet të komunikoni me mjekun pasi fëmija mund të dehidratohet brenda 1-2 ditëve.
Cilat janë ushqimet që duhet të evitoni nëse fëmija ka diarre?
- Produktet e bulmetit (përveç kosit, por gjithsesi pyesni edhe mjekun);
- Frutat si: pjeshkë, dardhat, kumbullat, kajsitë;
- Ushqimet me shumë fibra.
Cilat janë ushqimet që rekomandohen të përdoren?
- Bananet;
- Orizi;
- Buka, kryesisht ajo e thekur;
- Makaronat;
- Patatet e verdha;
- Pureja e mollës.
Pureja e mollës?
Po! Është pureja e mollës e cila përmban pektinat dhe ndalon diarrenë. Lëngu i mollës përdoret për të lehtësuar konstipacionin.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu