Një paralajmërim i fortë vjen nga zyrtarët e shëndetësisë amerikane.
Vinpocetine është një kimikat i bërë nga vetë njeriu prej bimëve që përdoren për parfume. Ky kimikat përdoret gjithashtu edhe në suplementet e ndryshme dietike të shitura nëpër dyqanet e vitaminave.
Por studimet e reja tek kafshët kanë zbuluar se edhe dozat e vogla të këtij kimikati ishin të lidhura me abortet dhe peshat më të vogla të bebeve në lindje.
Në një deklaratë të dhënë ditën e hënë Federata për Shëndetin në SHBA u kërkoi grave që janë shtatzëna ose planifikojnë të kenë fëmijë, t’i shmangin këto përbërës.
“Këto zbulime janë veçanërisht shqetësuese pasi produktet që përmbajnë vinpocetinë janë gjerësisht të disponueshme për përdorim edhe nga vajzat që nuk kanë lindur akoma fëmijë,” tha një zëdhënës.
“Kjo është arsyeja pse sot ne po këshillojmë gratë shtatzëna dhe gratë që duan të ngelin shtatzënë të mos marrin vinpocetinë”.
Paralajmërimi është një nga masat më të sigurta që po ndërmerr Federata e Shëndetit në SHBA në mënyrë që të përshtatet me industrinë e suplementeve të dietave.
Lexo edhe: Dieta me limon
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu