Një nënë duhet patjetër të informohet në kohë reale për çdo produkt që konsiderohet jo i shëndetshëm për fëmijën, duke qënë se vetitë e tij toksike mund të dëmtojnë rëndë shëndetin.
Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?
Në datën 28 korrik, “Rapex” (një sistem që jep alarmin për mos përdorimin e produkteve të cilësuara si të dëmshme brenda Komunitetit Europian), lajmëron të gjitha nënat të kenë kujdes dhe të evitojnë në mënyrë absolute përdorimin e kremit “Cotton tree”. Sipas tyre ky produkt është toksik për beben pasi përmban një sasi propilparabenësh që konsiderohet më e lartë se normalja.
E përdorni këtë krem? Jo më!
Ky produkt që përdoret gjatë ndërrimit të bebelinës nuk i përshtatet rregullave të Komunitetit Europian 1223/2009 në lidhje me produktet kozmetike. Propilparabeni është aq i lartë sa vendos në rrezik shëndetin e fëmijës.
Në shumë vende të botës autoritetet shëndetësore e kanë hequr nga tregu këtë produkt, por nëse ju ndodh t’jua dhurojnë apo ta gjeni “rastësisht” në ndonjë farmaci mos e blini apo përdorni në asnjë mënyrë! E madje nëse e keni në shtëpi e largoni menjëherë!
Përse konsiderohet i rrezikshëm?
Propilparabeni është një substancë toksike e cila deperton nëpërmjet lëkurës dhe më pas rrit rrezikun e shfaqjes së tumoreve. Parabenët ndodhen edhe në shumë ushqime të konservuara apo produkte të thera kozmetike, dhe vlera e lejuar duhet të jetë 0.4 % (produktet kozmetike) dhe 0.14% tek produktet e tjera. Për produktet e përziera (për shembull erëzat) limiti është 0.8%.
[poll id=”11″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock