Norvegji! Nëse sipas studimeve të vitit të kaluar nënat më të lumtura në botë jetonin në shtetin e Finlandës, këtë vit sërish pason një vend nordik, Norvegjia. Përfundimet janë publikuar në “State of the world’s mother and women” e ndjekur nga “Save the children”, dhe sipas tyre nënat në këtë vend gëzojnë një shëndet shumë të mirë fizik dhe psikik, si edhe një mirëqënie më të mirë të përgjithshme. Më pas do të dallohen nënat e: Finlandës, Islandës, Danimarkës, Zvicrës dhe Hollandës. Në fund të renditjes është Somalia.
Cilat janë kriteret e këtij vlerësimi?
Ndër parametrat më të rëndësishëm për t’u vlerësuar kanë qënë shëndeti i nënës dhe fëmijës, rreziku i vdekjes për secilin prej tyre gjatë lindjes, mirëqënia e fëmijës gjatë 5 viteve të para të jetës, kushtet ekonomike dhe prezenca e prindërve në familje. Të gjitha këto kritere bashkë, kanë bërë që shumë vende të pasura, si për shembull SHBA të renditen në vende të tilla si për shembull 33.
Përse vendet nordike?
Nuk është një çudi që sërish do të renditeshin në krye të listës nënat e një vendi nordik. Atje vdekshmëria është në nivele të ulta, njerëzit gëzojnë kushte më të mira shëndetësore, kanë të drejta të barabarta mes gruas dhe burrit, kanë një status social tepër aktiv dhe një stil shumë të shëndetshëm jetese, gjë që e lejon këtë vend t’i ofrojë nënave dhe fëmijëve një të ardhme shumë të mirë. Nuk duhet të harrojmë edhe mirëqënien ekonomike që personat që jetojnë në këto vende gëzojnë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu