Krishtlindjet, më pak stres e më shumë kohë me fëmijët tanë

0 0

Krishtlindjet vijnë një herë në vit e janë një rast për të mos u humbur, janë një moment ëmbëlsie dhe dashurie, në të cilën ndërtohet një pasuri e madhe kujtimesh dhe dashurie që do shoqërojë fëmijët tanë për gjithë jetën e tyre. Pediatrët e SIPPS, Shoqërisë Italiane të Pediatrisë Preventive e Sociale, sugjerojnë mjaft këshilla e rekomandime për festat e fundvitit për të qenë më pranë fëmijëve dhe për një harmoni të plotë të gjithë familjes.

Gjëja e parë që duhet bërë është përqëndrimi i gjithë vëmendjes në simbolin e vërtetë të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri. Parapërgatitjet gjenerojnë stres dhe vendosin nën ankth edhe fëmijët, të cilët arrijnë të përthithin energjinë emocionale që kanë përreth tyre si sfungjer. Shpjegon doktori Giuseppe di Mauro, Presidenti i SIPPS.

Ky ishte rezultati i arritur nga Di Mauro dhe sipas tij të rriturit gjatë këtyre ditëve të pushimeve duhet të zvogëlojnë ritmet e tyre dhe të kalojnë më shumë kohë në shoqërinë  e fëmijëve të tyre, e duke luajtur me ta.

Ai që arriti në këtë rezultat ishte Di Mauro dhe sipas tij të rriturit gjatë ditëve të pushimeve duhet të pakësojnë ritmin e tyre dhe të kalojnë sa më shumë kohë që është e mundur në familje dhe në shoqërinë e fëmijëve të tyre, duke luajtur me to, duke i përfshirë në dekorimin e shtëpisë dhe në përgatitjen e drekës dhe darkës ose të traditës familjare.

Në çdo rast, mirëqenia psiko-fizike e vogëlusheve duhet të jetë gjithmonë në vend të parë gjatë ditëve të festive. Për të ndihmuar prindërit, SIPPS ka formuluar një listë të vogël këshillash.

Krishtlindjet- Gjatë festës duhet t’u shpjegosh fëmijëve domethënien e fjalës Krishtlindje, t’u tregosh atyre histori apo edhe tema të ndryshme. T’i edhe ndihmosh me ilustrime.

Televizioni- Pa asnjë limit. Të kalosh kohë me fëmijët duke i përfshirë në të gjitha përgatitjet. Të mbushësh pemën, të këndosh, të gatuash së bashku me ta. Të evitosh që vogëlushet tanë të mërziten dhe të qëndrojnë më shumë kohë përpara tabletit apo edhe televizionit.

Ushqimi- Mbani nën kujdes ushqimin. Shmangni mbingopjet gjatë Krishtlindjeve duke ruajtur në këtë mënyrë zakonet dhe oraret e vogëlushëve. Tepricat mund të shkatërrojnë pjesën tjetër të festave për të gjithë familjen.

 Lexo më shumë: Krishtlindjet, më pak stres e më shumë kohë me fëmijët tanë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X