Kontrollet mjekesore qe nje femije duhet te kryeje ne vitin e dyte te jetes

0 0

Gjatë vizitave mjekësore duhet të kujdeseni që mjeku pediatër t’i kryejë fëmijës tuaj kontrollet e mëposhtme.
Në vitin e dytë të jetës së fëmijës ai duhet të:
peshojë dhe gjatësinë e fëmijës tuaj për t’u siguruar se po rritet i shëndetshëm;
•kontrollojë kalendarin e vaksinimit, nëse është bërë vaksina e difterisë /tetanozit/ kollës së mirë (DTP), poliomielitit, vaksina e fruthit/rubeolës;
• kontrollojë për probleme që shqetësojnë shëndetin në këtë moshë dhe që ai mund të vërejë si: infeksione të veshit, ftohje, grip, që janë të shpeshta, veçanërisht për ata fëmijë që rrinë në grupe, në çerdhe ose bashkë me shumë fëmijë të tjerë;
• përgjigjet ndaj pyetjeve që mund të keni, për ta mësuar fëmijën të arrijë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, për disiplinimin e fëmijës, etj;
• shikojë zhvillimin e sjelljes dhe temperamentin e fëmijës suaj;
kontrollojë shikimin dhe dëgjimin e fëmijës suaj.
Pyetjet që mund t`ju bëjë mjeku:
• Si është gjumi i fëmijës tuaj? Në këtë moshë shumë fëmijë flenë afërsisht 11 orë natën dhe rreth dy orë në mesditë.
• Cilat janë zakonet e tij të ushqyerit? Çfarë i pëlqen të hajë më shumë, sasinë e lëngjeve që pi në ditë etj.
• Si po ecën vetëkontrolli i jashtëqitjes dhe urinimit tek fëmija juaj? A ka arritur fëmija të kontrollojë jashtëqitjen dhe urinimin? Në këtë moshë shumë fëmijë kanë filluar ta mësojnë, por ka edhe shumë të tjerë që ende nuk e bëjnë këtë gjë.
• A keni vënë re diçka të pazakontë në mënyrën se si ecën fëmija juaj? Mjaft fëmijë në këtë moshë mund të ecin me gjunjë të përkulur, sepse këmbët e tyre ende janë duke u zhvilluar, por ky problem zgjidhet vetë rreth moshës 7 vjeç.
• Çfarë fjalësh të reja ka mësuar? Shumë fëmijë kanë zbuluar në këtë moshë fjalën “PSE?”.

Lexoni me shume: Ushqyerja e femijes 12-24 muajsh

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X