Ne e dimë se që të jemi të lumtur, së pari duhet të hamë mirë dhe në mënyrë të shëndetshme.
Konfirmimi i fundit vjen nga një studim i kryer nga Universiteti i Leeds dhe në Universitetin e York-ut në Britani që ka studiuar më shumë se 45 mijë njerëz për të kuptuar se cilat janë ushqimet që i bëjnë njerëzit më të lumtur. Hulumtimet kanë treguar se mirëqenia individuale rritet me rritjen e konsumimit të frutave dhe perimeve çdo ditë.
Konsumimi i shumë frutave dhe perimeve ju bën të lumtur, njëlloj si gjetja e një pune të re.
Ekspertët kanë analizuar njërëzit në disa aspekte, duke përfshirë dietën, mënyrën e jetesës, sjelljen dhe kushtet shëndetësore. Duket se shkalla e mirëqenies individuale rritet proporcionalisht me sasinë dhe frekuencën e konsumit të frutave dhe perimeve. Studimi zbuloi se kënaqësia e jetës së dikujt përmirësohet jashtëzakonisht shumë në qoftë se ju dyfishoni konsumin e rekomanduar nga 5 porcione në 10.
Kjo kënaqësi e marrë është vlerësuar njëlloj si ajo e gjetjes së një pune pasi ke kaluar një kohë pa punë.
Përfitimet e frutave dhe perimeve sezonale
Konsumimi i më shumë frutave dhe perimeve nuk është vetëm i mirë për shëndetin fizik, por edhe për mirëqenien mendore në afat të shkurtër. Pra, çfarë të sjellësh në tavolinë në këtë muaj tipik të karnavaleve shumëngjyrëshe? Këto janë frutat dhe perimet sezonale!
Sa i përket frutave, më të preferuarat janë agrumet e pasura me vitamina, ujë dhe minerale, për të rimineralizuar trupin tonë. Të gjitha janë aleatë të shëndetit tonë, por ka disa dallime.
Qitro rekomandohet për ata që vuajnë nga kolesteroli I lartë, ndërsa portokalli për të luftuar venat me variçe. Pastaj ka limona që, si portokalli, përmbajnë një sasi të pasur të acidit dhe ushqyesve të tjerë të çmuar.
Në mesin e perimeve të sezonit janë të gjitha perimet si lakra, rrepi, brokoli, etj, ushqime këto të pasur me oksidantë që na mbrojnë kundër shumë sëmundjeve të dimrit.
Fillimi i muajit mars ka dhe shumë bimë të tjera të afta për të forcuar mbrojtjen e trupit: nga qepët tek finoku. Ndërsa panxhari ju ndihmon për eliminimin e toksinave dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Lexo edhe: 7 ushqimet e pasura me hekur per nje shtatzani te shendetshme
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu