Gjidhënia nuk është e lehtë dhe ndonjëherë përfitimet e bebit nga gjidhenia mund të mos jenë të mjaftueshme për t’ju mbushur mendjen nënave që t’i ushqejnë vogëlushët e tyre me gji, duke pasur parasysh problemet e tyre të ndryshme (mbase edhe ato shëndetësore) apo përhapjen masive të përdorimit të qumështit të formulës. Duke supozuar këta faktorë, një grup shkencëtarësh nga Anglia vendosën të vëzhgonin se çfarë do të ndodhte nëse nënave u ofrohej nje iniciativë financiare për t’i ushqyer me gji fëmijët e tyre.
Përgjatë harkut kohor të 5 viteve, studimi i kryer nga “Nourishing Start for Health” rekrutoi 10000 nëna të reja nga lagje të ndryshme, në të cilat vetëm 28% e bebeve ushqeheshin me gji. Dhe për t’i motivuar ato, nënave u ofrua 160$ për t’i shpenzuar në një market nëse bebet e tyre ushqeheshin me gji deri në javën e 6 dhe një shtesë prej 100$ nëse ato do të ushqenin bebin e tyre me gji deri në muajn e 6.
Skencëtarët vërtetuan se cili nga fëmijët ishte ushqyer vërtet me gji dhe rezultati që nxorën ishte i pritshëm. Sipas tyre numri i fëmijëve që u ushqyen me gji u rrit me 6%. Ky është studimi i parë në shkallë kaq të madhe që tregon rritje të numrit të bebeve që ushqehen me gji në komunitete ku numri i nënave që ushqenin bebet e tyre me gji ka qenë i ulët për breza me radhë.
Kjo iniciativë motivuese u bë në bashkëpunim me gratë e këtyre zonave, për të shpjeguar se kjo ishte mënyra më e përshtatshme për të motivuar nënat e reja. Gjithashtu u ngritën qëndra konsultimi që mbështesnin gjidhënien në të gjitha zonat ku u krye studimi.
Gjidhënia mund të jetë shumë e vështirë në fillimet e saja dhe shumë nëna heqin dorë që në momentet e para, por kjo skemë është një mënyrë e mirë për t’i motivuar ato që të vazhdojnë. Kjo nuk është hera e parë që kompesimi financiar ka provuar se është efikas. Në vitin 2015 një tjetër studim ofroi një vlerë monetare për t’i inkurajuar gratë shtatzëna të hiqni dorë nga konsumimi i duhanit.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu