Jemi në periudhë pushimesh, dhe zakonisht ato preferohen të kalohen në det. Nëse jeni duke u nisur apo tashmë jeni duke pushuar diku e dini shumë mirë rëndësinë e marrjes me vete të sendeve të ndryshme, dhe ndër të cilat do të përmendim edhe komardaret plastike për t’u larë në det apo pishinë.
Sa të sigurta janë këto objekte?
Sipas ekspertëve, aspak! Edhe pse na bëjnë të mendojmë se janë tepër të sigurta nuk është kështu. Studiuesit theksojnë se pavarësisht formës ato janë një objekt plastik i mbushur me ajër që shërbejnë për të mbajtur në sipërfaqe të ujit fëmijën apo një person të rritur që është duke i përdorur. Megjithatë rreziku për tu mbytur është tepër i lartë.
Do të mjaftonte qoftë edhe një mbyllje jo e mirë, një vrimë e vogël etj, që ajo të shfryhej dhe pasojat të ishin të rënda. Nga ana tjetër, nëse në një moment fëmija do të lëvizë brenda një komardare në formë rrethi, ajo mund të shkojë sipër gjoksit dhe fëmijë të zhytet poshtë.
Prindër bëni kujdes!
Në momentin që do të përdorni këtë objekt për fëmijën tuaj duhet të siguroheni që ai të jetë fryrë dhe mbyllur në mënyrën e duhur, gjithashu duhet të kontrolloni nëse mund të ketë një vrimë nga ku del ajri. Mbi të gjitha nuk duhet ta lini fëmijën asnjëherë larg syve tuaj të përdorë komardaren.
Flasin ekspertët
Kyran Quinta, profesor në Universitetin Medical Center shprehet gjatë një interviste se komardaret në formë rrethi që mund të arrijnë deri tek qafa e fëmijës e trembin për vdekje dhe shpreson që të tremben të gjithë prindërit në përgjithësi. Të shikosh fëmijën të mbytet është e frikshme! Këtë e pohojnë edhe ekspertët e “Swimming Teachers’Association” në Angli.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu