Keshillimi me mjekun para mbetjes shtatzane

0 0

Mbarëvajtja e shtatzanisë varet nga shëndeti i përgjithsëhm i gruas para saj, prandaj këshillimi me mjekun gjinekolog para se të mbeteni shtatzanë, është pjesë shumë e rëndësishme. Zakonisht, ky lloj këshillimi është përparësi e shtatzanive të planifikuara. Ai merr rëndësi të veçantë, sepse zbulon në kohë rastet e problemeve shëndetësore, të cilat duhen trajtuar që herët, sikurse janë ato me diabet melitus, hipertension, apo sëmundje të tjera metabolike si edhe të trashëguara.
Në mënyrë të përmbledhur këshillimi para konceptimit përbëhet nga:
– Identifikimi i rreziqeve të mundshme, nëpërmjet historisë riprodhuese dhe mjekësore familjare, gjendjes së ushqyerjes si edhe ekspozimit ndaj ilaçeve dhe helmeve, për çdo grua që po planifikon një shtatzani;
– Identifikimi i sëmundjeve ekzistuese dhe gjetja e rrugëve për të parandaluar problemet qe rrjedhin prej tyre;
– Përcaktimi i gjendjes gjenetike të çiftit;
– Diskutimi i gjendjes së imunizimit ndaj sëmundjeve ( vaksinat që keni bërë deri tani );
– Kryerja e analizave të ndryshme, të cilat mund të jenë të nevojshme për të përcaktuar gjendjen tuaj shëndetësore deri në momentin në fjalë;
– Këshillimi mbi ushqyerjen, mbipeshën apo nënpeshën;
– Diskutimi mbi gjendjen sociale dhe financiare;
– Vlerësimi i kujdesit para lindjes dhe përparësitë që ai ofron përgjatë shtatzanisë, lindjes dhe periudhës së lehonisë;
Qëllimet dhe parimet e një kontrolli para lindjes
Qëllimi i kontrollit të mirë gjatë shtatzanisë është të sigurojë shëndetin e gruas dhe të bebes deri në lindje.
Kjo mund të arrihet nëpërmjet hapave të mëposhtëm:
1- Kontrolli para lindjes duhet të kryhet në baë të disa rregullave të caktuara si edhe të planit individual të çdo nëne të ardhshme ( në varësi të gjëndjes shëndetësore të saj ).
2- Gjatë shtatzanisë duhet të bëhen disa vizita të realizuara nga një personel i kualifikuar mjekësor.
3- Gjatë vizitave duhet të diagnostikohen problemet e mundshme shëndetësore si edhe faktorët e rrezikut për nënën dhe fëmijën.
4- Duhet të vlerësohet me kujdes mirëqenia e bebit.
5- Gjatë kësaj periudhe duhet të sigurohet një edukim i vazhdueshëm shëndetësor për nënën e ardhshme.
Mos harroni se vizitat para lindjes janë shumë të rëndësishme dhe se kontrolli juaj dhe i bebit, sado i rrallë, eshtë gjithmonë më mirë sesa të mos vizitoheni fare.

Lexoni dhe: Kontrollet dhe kujdesi ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X