Këshilla për të zgjuar fëmijën pa alarm

0 0

Një nga proceset më të vështira për një prind është të vërë fëmijën në gjumë, ndërsa një tjetër proces që duket i thjeshtë, por në të vërtetë do gjithashtu shumë përkushtim është zgjimi i tyre. Mënyra sesi e zgjoni fëmijën ndikon shumë në gjithë vazhdimësinë e ditës, pra sa me pozitivitet do ta kalojëatë. E gjithë kjo ndikon në mënyrën sesi fëmijët mësojnë dhe zhvillohen.

Zgjimi pa alarm

Psikologët këshillojnë të shmangni alarmin për zgjimin e fëmijëve dhe në vend të tij një këngë nga ana juaj do të ishte alarmi ideal. Një prind që ka pushuar mirë natën është zgjimi më i mirë i mundshëm, mjafton të keni një zë të gëzueshëm teksa thoni mirmëngjes.

Mënyra më e mirë për të qenë në formë kur zgjoni fëmijët, është të ngriheni 20 minuta më parë, të qetësoheni vetë e të mos jeni përgjumësh kur të shkoni tek ata.

Kjo mund të duket e tepërt, sidomos nëse keni kaluar natën mes zgjimesh të njëpasnjëshme, por duke marrë parasysh përfitimet që keni për vazhdimësinë e ditës është diçka që ia vlen.

Këshilla për të zgjuar fëmijën në mëngjes:

  • zgjohuni 20 minuta para vetë;
  • mos përdorni alarm;
  • në vend të tij mund të këndoni ëmbëlsisht një këngë;
  • përdorni dritën graduale natyrale, duke hapur ngadalë perden;
  • kini pritshmëri realiste për të.

Pasi e keni zgjuar fëmijën me ëmbëlsi, kërkojini të marrë pjesë në disa procese, si të zgjedhë çfarë të veshë, të zgjedhë çfarë do të hajë për mëngjes etj.

Lexo edhe: 3 menyra per ta bere me te lehte zgjimin e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X