Keshilla per te gjithe familjen, higjiena eshte teper e rendesishme pasi lind nje femije

0 0

Kur vjen puna tek ushqimi i fëmijës nuk është e mjaftueshme vetëm përgatitja e puresë së duhur në varësi të moshës së fëmijës, por edhe ruajtja në kushtet e duhura apo kushtet e higjienës, pasi jo në të gjitha rastet fëmija e përfundon të gjithë sasinë e ushqimit që i këni servirur.

E gjithë familja juaj, duhet të dijë disa nga rregullat bazë të higjienës dhe ruajtjes së ushqimit të bebes

  • Sigurohuni që përgatitja e ushqimit tё jetё e sigurt nga ana higjienike. Lani mirё duart me ujë e sapun para se tё pregatisni ushqimin e t’ja jepni fëmijës.
  • Mbani pastër sipërfaqen ku gatuani e mos lejoni që kafshët shtëpiake të futen në kuzhinë.
  • Mbi të gjitha, ushqimet që janë për fëmijën, nuk duhet të ngrohen më shumë se një herë.
  • Evitoni dhёnien e vezëve tё gjalla (pa zier aspak), sepse mund të jene të infektuara nga salmonela. Evitoni dhe ëmbëlsirat që nuk piqen dhe janë me bazë veze.
  • Ndani ushqimin e gatuar nga i pagatuari. Ushqimi i gjallë, sidomos mishi dhe ai i pulës, mund të përmbajnë mikrobe të rrezikshme, tё cilёt mund të transferohen në ushqimet e tjera gjatë përgatitjes apo konservimit në frigorifer. Pra ushqimet e pagatuara duhet të qëndrojnë në një enë tjetër me kapak.
  • Konservoni ushqimin në një temperaturë të sigurtë. Mikroorganizmat mund të shumohen shpejt nëse ushqimi konservohet në temperaturën e ambientit sidomos në verë. Poshtë 5 gradë celcius shumimi i mikrobeve është i ngadaltë.
  • Mos e lini ushqimin e gatuar në temperaturën e ambientit pёr më gjatё se 2 orë.
  • Futni sa mё shpejt nё frigorifer, të gjitha ushqimet e gatuara apo që mund tё prishen ( mundësisht nën 5° C ).
  • Zieni mirë ushqimet, sidomos mishin e kuq, mishin e pulës, vezët dhe peshkun. Zieni mirë edhe supërat para konsumimit.
  • Kur ngrohen ushqimet e mbetura, duhet të nxehen mirë, nuk mjafton të jenë të vakta në mënyrë që të evitohet formimi i mikroorganizmave.
  • Nё disa raste, mund tё jetё komode pёrdorimi i ushqimit të gatshëm për fëmijë (homogjenizat), por mos lejoni qё ky të zëvendësojë krejtёsisht ushqimet e përgatitura në shtëpi. Në rastet kur do ta përdorni, kontrolloni datën e skadencës së konfeksionit dhe verifikoni nëse ka qënë i mbyllur në mënyrën e duhur. Në këtë rast kavanozi do të bëjë një kërcitje karakteristike në pjesën e kapakut gjatë hapjes.

[poll id=”11″]






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X