Keshilla per gruan shtatzane, cfare duhet te dini ne pergjithesi

0 0

Cilat janë gjërat që nëna e re duhet të ketë parasysh?

Veshja:

  • Rrubat duhet të jenë komode dhe prej pambuku. Nuk duhet të përdoren veshje sintetike. Edhe të brendshmet duhet të jenë prej pambuku.
  • Reçipetat nuk duhet të kenë mbushje sfungjeri apo mbajtëse hekuri në pjesën e poshtme (telat).

Ushqyerja:

  • Duhet të hani shpesh dhe pak që të mos keni probleme me djegien e stomakut apo vështirësi në tretje.
  • Mos përdorni pije me gaz.
  • Nuk duhet të konsumoni ushqime fast food-i.

Flokët:

  • Ideale do të ishte të mos lyhen deri në javën e 12 të shtatzanisë, pra deri atëherë kur kryhet ekografia e parë e rëndësishme për përcaktimin e Translucences nukale (ekografia qe tregon nëse ekziston ndonjë mundësi për sindromën Down). Më vonë mund të lyhen me bojë pa amoniak.

Thonjtë:

  • Duhet të përdorni vetëm manikyr dhe jo trajtime profesionale me xhel apo akrelik.

Kujdesi për lëkurën:

  • Përdorni krem apo vaj hidratues shumë cilësor për trupin tuaj deri në fund të shtatzanisë për të favorizuar elasticitetin e lëkurës.

Konsumi i kafeinës:

  • Mundohuni të limitoni në maksimum përdorimin e pijeve me përmbajtje kafeine.
  • Evitoni sa më shumë edhe pijet alkoolike.

Mjedisi dhe rreziku per infeksione virale:

  • Është e vërtetë që infeksionet virale transmetohen nëpërmjet kontaktit të ngushtë me njerëzit por kjo nuk do të thotë që duhet të izoloheni në shtëpi gjatë shtatzanisë.
  • Duhet të keni kujdes nga personat me temperaturë apo në gjendje virale.
  • Nëse jetoni në fshat duhet të evitoni kontaktin me bagëtitë e imta.

Ju urojmë shtatzani të mbarë!

Lexo edhe:

Perse shtatzania zgjat 40 jave te plota?

11 historite reale te grave shtatzana

Perse burrat i tradhetojne grate ne shtatzani?

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X