Këshilla për edukimin e fëmijëve nga pediatrja Lira Gjika:

0 0

Ka shumë situata kur prindërit mund të vënë në dyshim veten dhe rolin e tyre me fëmijën, nëse po e bëjnë mirë detyrën si edukues të fëmijëve të tyre, nëse po bëjnë gjënë e duhur në varësi të sjelljes së të vegjëlve. Ka edhe shumë situata kur fëmijët mund të testojnë durimin e prindërve, duke u sjellë keq në publik, duke u llastuar, duke këmbëngulur për gjëra të gabuara etj.

Për disa nga këto situata dhe për shumë pikëpyejte të prindërve në rastet kur sjellja e fëmijës nuk është shembullore, apo kur vetë prindi nuk është në formën e gjendjen e tij më të mirë, pediatrja Lira Gjika ka disa këshilla:

Këshilla për edukimin e fëmijëve nga pediatrja Lira Gjika:

  • Kur je i nxehur mos e prek fëmijën me dorë sidomos kur je në rrugë. Nervozizmi është një energji që ti vetë nuk arrin ta kontrollosh. Ti reagon në mënyrë të dhunshme jo nga veprimi i fëmijës, por për shkak të situatës së turbullt emocionale brënda teje.
  • Fol me fëmijën pasi të jesh qetësuar dhe ke mundësi të kontrollosh nervozizmin.
  • Kur bën një veprim të keq ndaj fëmijës, kur qetësohesh, të paktën kërkoji të falur.
  • Edukimi nuk ndodh kur i rrituri urdhëron. Kjo mënyrë krijon vetëm frikë dhe përsërit të njëjtën mënyrë të sjelluri.
  • Edukimi nuk mund të realizohet kur të rriturit janë nervozë dhe urdhërues.
  • Kur flisni me fëmijën, uluni në gjunjë që të barazoheni me të dhe të mos flisni në pozicion nga lart- poshtë.
  • Kur flisni me fëmijën mos e shkundi apo kapni për krahu apo veshi, janë veprime që gjymtojnë.
  • Kur flisni me fëmijën, flisni me drejtshkrim. Dialekti duhet përdorur pasi është dhënë këshilla më parë me drejtshkrim. Fëmija duhet ta njohë edhe dialektin.
  • Mos e gënjeni fëmijën as për arsye madhore. Përpiquni t’ia thoni të vërtetën fëmijës, sa më kuptueshëm edhe kur edhte një vjeç.
  • Ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijën.
  • Nuk mund të ketë edukim të mirë me dhunë, gënjeshtra, dhe të folur jo të zgjedhur

Marrë nga Lira Gjika

Lexo edhe: “Nuk ia nxirrni frikën fëmijës duke e përplasur në ujë, po i bëni shumë keq”

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X