Jo të gjitha çiftet e kanë mundësinë e ngjizjes së menjëhershme të një fëmije. Në disa raste marrëdhënia intime ndodh në një moment jo të përshtatshëm, pra në ditë që fertiliteti nuk është në limitet e duhura.
Tashmë vjen lajmi i mirë!
Kohët e fundit në SHBA dalin në pah studime të cilat kanë provuar lidhjen që ekziston midis ngjizjes së shtatëzanisë dhe ushqyerjes së gruas.
Ja çfarë thonë studimet
Sipas ekspertëve të Harvard School of Public Health of Boston, pirja e qumështit të paktën dy herë në javë do të rrisë shanset për ngjizjen e një shtatëzanie.
Por si u arrit në këtë konkluzion?
Studiuesit kanë vëzhguar për një periudhë 8 vjeçare ushqyerjen e rreth 20.000 grave që kërkonin një shtatëzani. Ata kanë zbuluar se gratë që konsumojnë rregullisht qumësht me yndyrë të plotë, pra jo qumësht të skremuar, kanë pasur shanse më të ulëta për të pasur probleme me infertilitetin.
Por jo vetëm ushqimi…
Në ditët e sotme çiftet kanë tendencën të ngjizin një fëmijë në moshë më të madhe krahasuar me kohët e mëparshme. Gjithashtu duhet të dini se edhe faktori moshë luan një rol të rëndësishëm në ngjizjen e një shtatëzanie. Duhet të dini se gjendja e ovociteve pas moshës 35 vjeçare përkeqësohet, dhe mundësia për të sjellë në jetë një fëmijë bëhet edhe më e vogël.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu