Shumë fëmijë përballen me sekrete, dhunë dhe gënjeshtra nga prindërit. Fëmijët e kuptojnë se situata në familje nuk shkon ashtu si duhet pasi vëren se prindërit e tij zihen vazhdimisht, duke përjetuar edhe situata dhune gjatë së cilave mundohen të mbrojnë me sa munden prindin që duket më i dobët.
Por a mund të falet një prind i dhunshëm?
A mund të falet ai prind që nëse kthen kokën pas në kohë kupton se të ka falur vetëm kujtime negative, që të ka bërë të jetosh një situatë jo normale mes dashurisë dhe dhimbjes? A mund të falet ai prind që pasi të ka lënë shenja në trup të kërcënon sërish të mos flasësh me dikë jashtë shtëpisë?
Mund të jesh goditur në trup, por pasojat nuk ju kanë prekur vetëm fizikisht, pasojat kanë qënë të mëdha në anën tuaj emocionale. Kanë ndikuar në egon tuaj dhe formimin e identitetit. Dhe në një moment ju do të doni të mos e falni prindin tuaj si një mënyrë për ta ndëshkuar për dëmin që ju ka shkaktuar, ndoshta kërkoni me shumë ngulm që ai t’ju lutet ta falni dhe asnjë nga këto ndenja nuk është e gabuar. Por ndodh që prindi abuzues zor se kërkon falje dhe në mendjen e tij ai është një prind i mirë dhe i përkushtuar, të tjerat janë thjesht “detaje” jo të rëndësishme.
Atëherë si ta falim një prind të dhunshëm?
Mbani mend dy gjera:
• Falja është një akt mirësjellje që do të bëni ndaj vetes tuaj. Dhimbja emocionale e mbledhur për një kohë të gjatë do t’ju bëjë të vuani më shumë. Edhe pse nuk mendoni shpesh për atë që ka ndodhur, sërish vuani, dhe vuani ju, jo dhunuesi juaj.
• Me siguri edhe dhunuesi juaj ka qënë viktimë e dhunës. Por kjo nuk e justifikon atë që ka bërë gjithsesi, por mund të kuptoni pse është bërë ashtu dhe në njëfarë mënyre edhe të ndjeni dhimbje për të.
Dëmi është bërë, a mund të shërohet?
Psikologët mendojnë se kjo është e pamundur, dëmi nuk mund të zhbëhet, por me faljen mund të qetësoni ato gjëra që ju mundojnë. Dhe në fund një dedikim për të gjithë ju që jeni dhunuar seksualisht, psikologjikisht, verbalisht, e di që keni një shenjë që nuk do të largohet kurrë nga ju, por jeta juaj nuk duhet të përkufizohet e gjitha vetëm me këtë moment.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu