Faktori Rhezus saktësohet që në analizat e para të shtatzanisë, e madje disa gra janë në dijeni edhe para shtatzanisë. Është e rëndësishme të zbulohet ky faktor, kjo pasi nëse babai ka një faktor pozitiv, tek shtatzania e radhës mund të lindin disa probleme serioze.
Cfarë ndodh në shtatzaninë e dytë?
Në momentin e lindjes së fëmijës së parë, gjaku i nënës dhe i fetusit bien në kontakt dhe si pasojë e kësaj në organizmin e nënës formohen anti-trupa të cilat mund të jenë të rrezikshme për shtatzaninë e dytë, dhe kryesisht nëse fëmija do të ketë faktor pozitiv (si babai). Në këtë rast tek fëmija mund të formohet një anemi e rëndë, e cila nëse nëse nuk kurohet në kohë mund të shkaktojë vdekjen e fëmijës para ose pas lindjes.
Çfarë ndodh tek nëna dhe tek fetusi?
Qelizat e kuqe me faktor negative të fëmijës hyjnë në qarkullimin e gjakut të nënës dhe si pasojë e kësaj mund të shkaktohet një hemorragji gjatë shtatzanisë ose ne momentin e lindjes. Në këtë rast trupi i nënës vepron kundër qelizave negative duke prodhuar antitrupat, të cilat në momentin që futen në qarkullimin e gjakut të fëmijës luftojnë ato pozitive dhe nga shkatërrimi i tyre formohet kjo anemi e rëndë.
Përse ka rrezik vetëm në shtatzaninë e dytë?
Gjatë shtatzanisë së parë, kalimi gjakut nga fetusi tek nëna nuk është aq i madh sa të shkaktojë prodhimin e antitrupave. Por në momentin e lindjes gjaku i fëmijës kalon në trupin e nënës duke shkaktuar situatën e sipërpërmendur. Në momentin që nëna do të jetë sërish shtatëzanë, antitrupat do të luftojnë qelizat e fetusit (vetëm nëse ai ka rhezus pozitiv si babai) duke shkaktuar edhe vdekjen fetale.
Si duhet të veprojmë në këtë rast?
Për të parandaluar këtë problem, nëna me Rhezus negativ merr një dozë të imunoglobulinave anti-D nga java e 28-34 të shtatzanisë, si edhe një dozë tjetër menjëherë pas lindjes së fëmijës me Rhezus pozitiv. Ky veprim do të ndalojë trupin e nënës të prodhojë antitrupat që veprojnë kundër qelizave pozitive. Diçka e tillë do të kryhet edhe pas një aborti sepse edhe në këtë rast ekziston rreziku i futjes së gjakut të fëmijës tek organizmi i nënës.
Çfarë ndodh nëse tashmë antitrupat janë formuar?
Në këtë rast injektimi i imunoglobulinave është i pavlerë dhe shtatzania do të konsiderohet me rrezik të madh. Shkalla e anemisë do të vlerësohet me anën e amniocentezës.
Lexoni edhe: Faktori Rhezus ne shtatzani
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu