Duke filluar që nga mosha 30 vjeçare gruaja fillon të përjetojë disa ndryshime për të cilat duhet të jetë koshiente. Nuk ka arsye përse të mërziteni, pasi nëse do të keni një stil jetese dhe ushqyerje të shëndetshme do të keni një jetë të mirë në çdo dekadë.
Pas moshës 30 vjecare gruaja pëson:
Rënie të prodhimit të kolagjenit
Kjo do të bëhet e dukshme në fytyrë e cila nuk është më e freskët si më parë. Burimi i kolagjenit është mishi i kuq, pula dhe peshku. Gjithashtu absorbohet më mirë nëse konsumohen ushqimet e pasura me vitaminë C si: portokalli, ananasi etj.
Metabolizmi ngadalësohet
Megjithatë ndryshon për gra të ndryshme. Do të ndiheni sikur keni shtuar peshë prandaj tashmë nëse nuk e keni bërë më parë, duhet të ndiqni një ushqyerje të shëndetshme. Përfshini në dietën tuaj ushqime të tilla si: specat, xhinxheri, kanella si edhe kryeni aktivitet fizik.
Masa kockore ulet
Nga mosha 35 vjeçare rritet edhe rreziku i osteroporozës (problem me kockat) duke qënë se ato do të jenë më të dobëta. Sipas ekspertëve ndikojnë hormone, ushqyerja, gjenetika. Edhe në këtë rast zgjidhja është ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik.
Rritet dëshira seksuale
Mosha 30-40 vjeçare karakterizohet nga piku më i lartë i dëshirës seksuale të gruas, e cila tashmë ka edhe fantazi të ndryshme në lidhje me aktin, pra si mund të zhvillohet ai.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu