Organizata botërore e Shëndetësisë këshillon sërish nënat të mos e nisin ushqyerjen me ushqime të ngurta para muajit të 6 të jetës, por disa studime të tjera tregojnë se ky proçes mund të fillohet nga midis muajit të 4-6 dhe jo më pas, për të mos shkaktuar mungesë hekuri dhe zinku tek fëmija.
Parimet që do t’ju bëjnë të keni një proçes të shëndetshëm përsa i përket ushqyerjes së fëmijës
- Ushqimet duhet të prezantohen në kohën e duhur, por as me shumë vonesë.
Sipas “Societa europea di gastroenterologia, epaologia e nutrizione pediatrica”, vakti i fëmijës duhet të përmbajë: lëngun e perimeve, purenë e perimeve, miellin e një drithi të caktuar, yndyrën bimore si edhe një burim proteinash. Pas ushqimit mund të përdoren frutat.
- Mos e humbni durimin.
Refuzimi në fillim konsiderohet normal. Mos e detyroni fëmijën të hajë kur nuk do.
- Gjashtë rregullat bazë janë:
- Deri në vitin e parë të jetës qumështi (gjiri ose artificial) janë një ushqim shumë i rëndësishëm për fëmijën;
- Nuk duhet të përdoret qumësht lope deri në muajin e 12;
- Kujdes me vlerat e larta të proteinave pasi rritet rreziku i obezitetit;
- Mos përdorni kripë apo mjalt të pakten deri në muajin e 12;
- Mos përdorni sheqer dhe pije industrial të paktën deri në muajin 24;
- Yndyrnat duhet të merren nga qumështi, vaji i ullirit, peshku dhe mishi.
- Parimet më të rëndësishmë të ushqyerjes së fëmijës me ushqimet e familjes janë:
- Fëmija e vendos vetë kur mund të shijojë këto ushqime (nëse ka mbushur moshën, pra zakonisht rreth muajit të 12) dhe nëse refuzon nuk duhet ta detyroni. Do ta kuptoni kur ka ardhur momenti sipas sinjaleve të fëmijës, i cili fillon të tregojë interes në drejtim të ushqimeve tuaja, por duhet të merrni në konsideratë edhe aftësinë e tij për të qëndruar ulur dhe për të mbajtur kokën drejt në mënyrë që të jetë më tepr i aftë të gëlltisë ushqimet.
- Ushqimet e familjes duhet të jenë të shëndetshme, vetëm atëherë mund t’i konsumojë fëmija. Krahas kësaj do të krijoni tek ai disa zakone të mira në të ushqyer. Ndoshta kjo do të jetë një mundësi edhe për ju, për të përmirësuar mënyrën si ushqeheni.
Lexoni dhe: Ushqyerja e nje femije 4 muajsh
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu