Karbonara, receta origjinale per nje pjate perfekte dhe te shpejte

0 0

Përbërësit

  • 400 gr makarona spageti;
  • 300 gr pancetë;
  • 200 gr djath kackavall tip pekorino;
  • 4 të verdha veze;
  • 1 vezë të plotë;
  • Piper;
  • Kripe.

Përgatitja

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kripë të trashë. Ndërkohë që uji nxehet, vendosni në një tigan pa vaj pancetën dhe e lini në zjarr për rreth 3 minuta derisa mishi të bëhet krokant dhe dhjami të jetë bërë i padukshëm (transparent). Në një tas hidhni 4 të verdhat e vezëve, vezën e plotë, djathin e grirë, kripën dhe piperin. E përzieni energjikisht për të paktën 5 minuta në mënyrë që salca të bëhet më kremoze dhe e butë. Shtoni në të pancetën e pjekur.

Në momentin që uji ka arritur pikën e vlimit, hidhni makaronat dhe i lini të ziejnë për aq kohë sa tregon në kutinë e paketimit. Kur kjo të ketë ndodhur, hiqni një gotë me lëngun e tyre mënjanë  dhe më pas kulloni makaronat, për t’i hedhur më pas në tasin ku ndodhet salca e përgatitur pak më parë nga ju. Nëse salca do të duket tepër e thatë mund të shtoni pak nga uji i zierjes për ta bërë më kremoze. Në momentin e servirjes, e rregulloni sipër me djathë pekorino si edhe piper të zi të bluar.

Lexoni edhe: Rizoto me kungull, per beben dhe gjithe familjen

[poll id=”2″]

Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X