Fëmija nga lindja pëson ndryshime të shumta jo vetëm në fizik por edhe në fusha të ndryshme, duke përmendur këtu edhe atë sociale.
Cilat janë ndryshimet kryesore të bebes?
0-3 muajsh
Fëmija reagon ndaj stimujve, tregon interes dhe kuriozitet, qesh me lehtësi.
3-6 muajsh
Bebi mund të kuptojë çfarë mund të ndodhë dhe përjeton zhgënjim nëse gjëja që pret nuk ndodh. Ai e tregon zhgënjimin nëpërmjet shqetësimit.
7-9 muajsh
Foshnja preferon të ketë njerëz rrotull dhe të ketë vëmendjen e tyre. Ajo i shpreh emocionet si gëzim, frikë, zëmërim dhe habi duke ju përshtatur sjelljes së të tjerëve.
9-12 muajsh
Bebi juaj tani është shumë e lidhur me atë që kujdeset për të dhe mund të frikësohet nëse i afrohet dikush tjetër. Rreth moshës 1 vjeç, ai i shpreh emocionet me qartë.
12-18 muajsh
Fëmija vëzhgon mjedisin pa frikë, kjo siguri i vjen nga njerëzit përreth. Ata janë për të siguria e folesë së vet. Ndërkohë që e njeh më mirë mjedisin rrotull vetes, dhe ka më shumë besim në vetvete.
18-36 muajsh
Fëmijët në këtë moshë përjetojnë shumë ankth sepse kuptojnë se janë të ndarë nga kujdestarët e tyre. Nëna dhe babai ikin në punë, merren me punë në shtëpi dhe nuk janë gjithë kohën me ta pranë. Ata përpiqen të shmangin ankthin e shkaktuar nga kjo ndarje duke u identifikuar me të rriturit në lojërat e tyre (unë jam babi, unë jam doktoresha, unë jam shitësja, unë jam polici). Nëse nëna e babai i japin fëmijës së tyre dashuri, besim dhe siguri në mënyrë të pandërprerë, fëmija do të zhvillojë ndjesinë që bota, veçanërisht ajo e njerëzve, është një vend i sigurt, se njerëzit janë të mirë dhe dashamirës. Nëse prindërit dhe kujdestarët e refuzojnë fëmijën ose e dënojnë atë, nëse ata plotësojnë më shumë nevojat e tyre sesa nevojat e fëmijëve, fëmija do të zhvillojë ndjenjën e mosbesimit. Ai nuk u beson as prindërve dhe as personave pranë tij. Ai do të rritet duke qenë vazhdimisht dyshues.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu