Jo vetëm të dëmshme, videolojërat mund të korrigjojnë një defekt të syve

Deri tani besohej se video lojerat vetem demtonin shikimin e femijeve, por gjetjet e reja tregojne se ato edhe mund t’i ndihmojne ata per nje semundje te syve.




0 0

Një lojë video e projektuar posaçërisht për të trajtuar ambliopinë e fëmijëve ka dhënë rezultate më të mira sesa trajtimi tradicional me fashë. Një hulumtim i fundit i botuar në revistën JAMA Ophthalmology me rezultate shumë pozitive, në të vërtetë, mund të linte mënjanë terapinë e vjetër, jo gjithmonë funksionale për të vegjlit për të favorizuar një video lojë të instaluar në një iPad, me ndihmën e syzeve speciale. Rezultatet ishin befasuese.

Problemi tipik për fëmijët

“Syri dembel” është një problem që mund të shfaqet në vitet e para të jetës dhe shkakton një defekt të shikimit të paktën tre të dhjetat e sekondës në syrin e prekur. Ky ndryshim i shikimit, nëse nuk trajtohet menjëherë, mund të shkaktojë probleme vizuale të pakthyeshme. Deri tani, ambliopia trajtohej me okluzionin e syrit të shëndetshëm duke përdorur një copë specifike në mënyrë që të forconte atë dembel. Por ndoshta jemi në një pikë kthese.

Të dhënat e krahasuara

Për të verifikuar ndryshimin midis përmirësimeve të kësaj terapie teknologjike në krahasim me metodën e vjetër, ekspertët ndanë në gjysmë një grup prej 28 fëmijësh, duke u kërkuar 14 prej tyre që të luanin videolojëra të paktën një orë në ditë për dy javë dhe 14 të tjerët vendosën copëzën në syrin e shëndetshëm. Në fund, fëmijët që kishin përdorur videolojën treguan një përmirësim të dyfishtë vizual në krahasim me fëmijët që kishin përdorur metodën e vjetër. Në dy javët në vijim, i gjithë grupi vazhdoi terapinë, duke regjistruar përparim pozitiv dhe një ulje të ambliopisë.

Ambliopia mund të jetë e njëanshme, do të thotë se prek vetëm një sy (në këtë rast shpesh shoqërohet me strabizëm) ose dypalëshe, duke prekur të dy sytë dhe fëmija duket si i përgjumur.

Lexo edhe: Lexojuni perralla fëmijëve tuaj, do t’i duan më shumë sesa videolojërat

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X