E shohim çdo ditë të japë lajmet por askush nuk e kishte kuptuar që gazetarja e njohur është shtatzënë.
Bëhet djalë për Lira Burgijan, dikur prezantuese e emisionit të pasdites në Top Channel, e cila është shtatzënë për herë të parë.
Gazetarja thuhet se është në tremujorshin e fundit të shtatzënisë, dhe ka arritur ta fshehë shumë mirë këtë fakt, edhe sepse në studion e lajmeve në Vizion Plus ajo vishet me rroba serioze që e mbulojnë.
Ka qenë Bordo.al që ka bërë publik këtë lajm edhe pse prezantuesja ka zgjedhur që ta mbajë për vete këtë moment të rëndësishëm të jetës së saj, duke mos e bërë me dije për publikun lajmin e gëzueshëm.
Aktualisht e punësuar pranë një shoqërie gjermane në Tiranë, dhe njëkohësisht spikere lajmesh në ekranin e një televizioni, Lira dhe partneri i saj Ertjani, me profesion eknomist pritet që të bëhen prindër për herë të parë këtë verë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu