Jennifer Lopez mendonte se e dinte çfarë do të thoshte të ishe nënë, por në momentin që solli në jetë fëmijët, kuptoi se në të vërtetë nuk dinte asgjë.
Në një bisedë në mediat sociale, 49-vjeçarja tregon për mënyrën sesi pritshmëritë e saj rreth mëmësisë ndryshuan pas lindjes.
“Nuk mund ta imagjinosh si është të jesh nënë, deri në momentin që bëhesh. Më kujtoheshin mikeshat e mia që ishin bërë nëna para meje dhe unë u jepja këshilla për rritjen e fëmijëve dhe ato më shikonin çuditshëm. Kur linda fëmijët e mi, i kërkova falje secilës prej tyre”.
Këngëtarja lindi binjakët, Emme dhe Max, në vitin 2008 me ish- burrin Marc Anthony. Dhe është diçka që ajo kurrë nuk e ka marrë si të mirëqenë. Në një intervistë në vitin 2017, Lopez është shprehur se fëmijët ia përmirësuan shumë jetën.
“Ju e dini që unë deri vonë nuk po bëja fëmijë dhe mendoja se kurrë nuk do të kisha fëmijë, kështu që padyshim i konsideroj një bekim”.
Ndërsa, për sa i përket reagimit kur mësoi se ishte në pritje të binjakëve, ajo thotë se ka nisur të qeshë si histerike.
“Dashuria për fëmijët është kaq e madhe saqë të gjitha rregullat normale nuk zbatohen”.
Lexo edhe: 9 gjerat per te cilat nenat shpesh paragjykohen
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu