Në dietën tuaj përfshihet edhe një sasi e caktuar e kafeinës? Atëherë duhet ta lexoni patjetër këtë!
Si ndikon kafeina në infertilitet?
Sipas studiuesve, femrat dhe meshkujt që konsumojnë sasi të mëdha të kafeinës, do të shfaqin vështirësi më të mëdha në ngjizjen e një fëmije. Gjithashtu, nëse femrat konsumojnë kafeinë në sasi të mëdha, do të shfaqin më pak efikasitet edhe përsa i përket fertilizimit In-Vitro (IVF).
Cila është sasia e kafeinës që nuk rrezikon fertilitetin?
Idealja do të ishte që në momentin që do të fillonit të tentonit për një shtatzani të ndërprisnit marrjen e kafeinës në çfarëdolloj forme. Megjithatë ju mund të limitoheni në vlerat minimale, të cilat janë 200 mg në ditë. Nëse do të rrisni këtë sasi, do të rritet gjithashtu edhe rreziku për një abort spontan si edhe lindja e një fëmije me peshë të vogël. Duke qënë se ju ndoshta e dini se fëmijët me peshë të vogël në lindje kanë nevojë për një kujdes të veçantë, duhet të përpiqeni ta mbroni atë, dhe ditët e para të ngjizjes janë kritike.
Cilat janë pijet apo ushqimet që përmbajnë kafeinë?
Mund të përmendim kafenë, çokollatën, koka kolën, pijet energjike, çajin jeshil etj. Pra qëndroni larg tyre (ose mos tejkaloni sasinë prej 200 mg në ditë) nëse po tentoni për një shtatzani, apo tashmë jeni shtatzanë.
Lexoni dhe:Si ta bëni më të shëndetshëm konsumin e kafes?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu