Jeni nënë e re? Atëherë nuk mund të mos keni dyshime në lidhje me…
• Fontanelën që pulson. Ju duhet të shqetësoheni nëse kjo zonë është e fryrë dhe e skuqur, kryesisht kur fëmija ka temperaturë, është i irrituar dhe i këputur.
• Lëviz dhe grindet në gjumë. Bebet e vogla mund të ndihen keq në gjumë ndërsa përjetojnë në formë ëndrre, ndjesinë e një bebeline të papastër, apo një ndjesi pozitive për shembull thithja e gjirit gjë e cila do t’i bëjë ata të reagojnë edhe në gjumë.
• Nëse e vendos në relaks mund të shfaqen probleme në qafë? Jo kjo nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.
• Mund të jetë e rrezikshme për sytë drita e diellit? Po, kjo mund të dëmtojë sytë e fëmijës dhepër këtë arsye ekspozimi i tyre në mënyrë direkte në diell duhet të evitohet.
• Sytë e fëmijës janë të “shtrembër”. Kjo është e vështirë të përcaktohet gjatë 6-të muajvetë parë të jetës sepse shikimi mund të devijojë edhe si pasojë e lodhjes që mund të shkaktojë pamja e një objekti të caktuar.
• E njeh fëmija zërin e nënës dhe babait? Sigurisht që po. Fëmija e njeh zërin e nënës dhe babait qysh në jetën intra-uterine (brenda barkut të nënës).
• Teshtin gjithmonë, është ftohur? Në raste shumë të rralla bëhet fjalë për ftohje. Në tëvërtetë fëmija teshtin si një refleks për të liruar hundët.
• Përse fëmija im e ka barkun e fortë? Barku i fortë vjen si pasojë e pranisë së ajrit brenda tij. Në momentin që ajri del barku duket më i butë dhe i shfryrë.
• Duhet të shtyj lëkurën e organit mashkullor nga mbrapa? Jo! Deri në fund të vitit të parë të jetës nuk duhet ta bëni këtë pasi nëtë kundërt mund të shkaktoni ndonjë dëmtim.
• Është normale shputa e sheshtë e këmbës? Po, deri në moshën 3-4 vjeçare harku mund të mos shfaqet në këmbën e fëmijës dhe kjo është dicka normale.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu