Nëse jeni duke kërkuar një shtatzani do të ishte mirë të përgatisnit trupin tuaj të paktën 3 muaj para. Disa hapa të thjeshtë do t’ju ndihmojnë për më shumë shanse në ngjizjen e fëmijës që aq shumë e dëshironi.
Por çfarë ndikon pozitivisht në ngjizjen e shtatzanisë?
• Do t’ju këshillonim që fillimisht të largonit nga vetja juaj çdo burim stresi, qoftë edhe mendimet posesive në lidhje me shtatzaninë. E lini të vijë atëherë kur të jetë momenti.
• Ushtroni një aktivitet të mirë fizik. Ai do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll kortizolin, hormonin përgjegjës për shkaktimin e stresit. Gjithashtu do t’ju ndihmojë të keni një presion më të ulët gjaku si edhe fluks më të mirë.
• Ndiqni një dietë ushqimore të mirë. Ajo duhet të jetë e pasur me drithëra, fruta, perime, proteina.
• Hiqni dorë nga alkooli dhe duhani.
• Filloni të merrni vitaminat e duhura në mënyrë që të siguroheni se keni në trup të gjithë elementët e duhur për të rritur një bebe. Këtu bën pjesë edhe acidi folik.
• Mbani nën kontroll peshën. Diferenca e madhe nga pesha normale do të shkaktojë probleme me fertilitetin.
• Qëndroni larg ushqimeve me pesticide, madje evitoni përdorimin e tyre edhe në kopështin e shtëpisë tuaj. Mundësisht konsumoni vetëm ushqime biologjike.
• Kujdes në ambinetet e punës. Qëndroni larg nëse gjatë saj jeni ë kontakt me disa kimikate të dëmshme.
• Limitoni kafeinën. Ajo nuk duhet t’i kalojë 200 mg në ditë.
Lexoni edhe: Po kerkoni nje shtatzani? Veproni keshtu

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu