Ja si te mposhtni depresionin pas lindjes nepermjet boronices

0 0

Sipas një studimi kanadez, depresioni post-partum mund të lehtësohet nëpërmjet përdorimit të lëngut të boronicës, e cila luan një rol shumë të rëndësishëm. Gruaja pas lindjes mund të pushtohet nga melankolia dhe trishtimi, fenomen që konsiderohet shumë normal dhe quhet “baby-blues”. Rreth 80% e grave preken nga ky problem i cili zakonisht zgjat 10 ditë. Nëse problemi zgjat më tepër mund të jetë më serioz se baby-blues.
Si ndihmon lëngu i boronicës?
Sipas tyre ekstrakti i boronicës së bashku me elementë të tjerë si triptofani dhe tirozina janë shumë të rëndësishëm, kjo pasi ndihmojnë në kompesimin e hormoneve të humbura të cilat janë përgjegjëse për humorin e mirë të gruas. Gjithashtu edhe serotonina, noradrenalina si edhe dopamina na dhurojnë një humor të mirë. Studimi i zhvilluar nga “Toronto Centre for Addiction and Mental Health” i jep shumë rëndësi këtij problemi dhe shpreh se fuqitë antioksidante të boronicës largojnë mungesat e substancave duke na bërë të ndihemi më mirë. Duke qënë se ju duhet të shijoni sa më shumë ditët e lumtura pranë fëmijës tuaj, këshillohet të konsumoni nga ky lëng në mënyrë që të keni mundësi të krijoni një marrëdhënie pozitive ndërmjet të dyve.

 

 

[poll id=”7″]

Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X