Ekspertët theksojnë: mbroni fëmijën tuaj gjatë shëtitjeve nga ndotjet e ajrit. Ata theksojnë se niveli i ajrit të ndotur brenda karrocës është në nivele tepër të larta kryesisht në mëngjes. Prandaj, nëse keni një fëmijë për të dërguar në shkollë, apo po bëni shëtitjen e mëngjesit, këshillohet që karrocës së bebes që keni me vete t’i vendosni një mbrojtëse.
“Fëmijët e vegjël janë shumë të ndjeshëm ndaj ndotjeve atmosferike për shkak të sistemit të tyre imunitar jo të maturuar në mënyrë të mjaftueshme. Është e rrezikshme thithja nga ana e tyre e disa kimikateve të dëmshme. Një nga mënyrat më të thjeshta për të parandaluar këtë dukuri është vendosja e një barriere në karrocën e fëmijës”, shprehet Dr. Prashant Kumar i Universitetit të Surrey. Sipas tij një ndotje tepër e rrezikshme është ajo e shkaktuar nga trafiku që ndeshemi çdo ditë në qytet.
Sipas një studimi të kryer dhe të publikuar në Journal Environmental Pollution, u nxorr përfundimi se ndotja më e madhe ishte në mëngjes, kur trafiku është edhe më i rënduar.
Ekspertët theksojnë se nëse keni mundësi shmangni shëtitjet me fëmjët e vegjël në qytet gjatë orëve me trafik të rënduar, dhe nëse nuk keni mundësi ta bëni këtë vendosni një mbrojtëse në karrocën e tij.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu