Të gjithë e dimë sa delikat është një fëmijë kryesisht gjatë muajve të parë të jetës, ata janë shumë të ekspozuar ndaj infeksioneve. Një bebe ka jetuar për 9 muaj brenda një ambient të izoluar dhe steril, larg çdo agjenti patogjen, dhe pikërisht për këtë sistemi i tyre imunitar nuk është i zhvilluar mirë. Kështu kuptojmë se fëmija është i rrezikuar për t’u prekur nga një bakter apo virus i çfarëdoshëm. Tek fëmija nuk duhet anashkaluar asgjë, e madje as edhe një puthje.
Pse nuk duhet të puthim një bebe?
Shpesh nëna dhe babai nervozohen jo pa të drejtë kur shohin dikë që afrohet dhe madje në disa raste edhe puth fëmijën e porsalindur. Kjo nuk është mungesë edukate, por përkujdesje ndaj shëndetit të fëmijës. Gjëja e parë që duhet të bëjë një person që do të preki të porsalindurin duhet të lajë mirë duart me sapun dhe më pas nuk duhet në asnjë mënyrë ta puthë atë, madje as në dorë. Kjo nuk duhet të evitohet për të mos bezdisur prindërit, por për të shmangur rreziqet. Bakteriet që dalin nga goja e një personi të rritur nëpërmjet pështymës mund të sulmojnë duart e fëmijës. Duke qënë se fëmija ka “vesin” të vendosë duart në gojë, ai do të çoj nëpërmjet kavitetit oral bakteriet brenda organizmit.
E dini se edhe një Herpes i thjeshtë mund të rezultojë fatal për një të porsalindur?
Pra edhe njëherë, mbani larg buzëve tuaja duart e fëmijës! Evitoni edhe puthjet në fytyrë!
Lexoni edhe: Si puthin bebet?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu