Sa më shumë kohë fëmija të shpenzojë me prindërit, aq më të shkëlqyera do të jenë rezultatet e tij në shkollë.
Ja pse:
Për shkak të punës së mamit ose babait apo edhe zakoneve të vjetra që janë të vështira për të zëvendësuar, ka familje që rrallë herë e hanë darkën të gjithë së bashku. Kjo gjë ka pasoja negative jo vetëm në familje, por edhe në zhvillimin e fëmijëve dhe performancën e tyre në shkollë.
Ky është së paku përfundimi i arritur nga një studim i kryer së fundmi nga një grup studiuesish nga “Consejo Escolar de Estado”, institucioni më i lartë spanjoll në aspektin e arsimit.
Po ç’lidhje ka darka me rezultatet e shkollës?
Studimi analizoi mënyrën e jetesës së një grupi familjesh me fëmijë që ishin në shkollë. Në veçanti, autorët studiuan kohën kur mami dhe babai i kushtoheshin fëmijëve, aktivitetet që bënin së bashku, momentet e përbashkëta dhe shfaqjet shkollore të fëmijëve të tyre. Qëllimi ishte për të kuptuar nëse ekzistonte një lidhje e drejtpërdrejtë midis cilësisë së marrëdhënies prind-fëmijë dhe rezultateve në shkollë.
Është koha për dialog
Analiza e rezultateve tregoi se sa më shumë prindërit ishin të përfshirë në shkollën e fëmijëve, sa më shumë kohë të kalonin së bashku dhe sa më të kujdeshëm të ishin për arsimin e tyre aq më shumë rezultate të larta kishin dhe fëmijët. Në veçanti, është parë edhe konsumimi i darkës së bashku. Ky është një moment i ditës ku ata ishin në gjendje të flisnin qetësisht. Doli se fëmijët që hanin darkë rregullisht me babain dhe nënën mbështeteshin në mënyrë të vazhdueshme tek ata.
Konfirmimi nga një studim amerikan
Përfundimet e arritura nga studimi spanjoll konfirmohen edhe nga kërkimet amerikane. Në këtë rast u përfshinë 24 mijë fëmijë të moshës nga 6 deri në 11 vjeç. Hulumtuesit kanë analizuar zakonet e të ngrënit, performancën në shkollë dhe problemet e sjelljes. Ata gjetën se fëmijët që hanin më shpesh me prindërit mburreshin për rezultatet që kishin në shkollë dhe aftësi të mira shoqërore.
Këshilla për nënën dhe babain
Për këtë arsye, ekspertët i këshillojnë prindërit të konsumojnë më shumë darkën me fëmijët. Për shkak se ky vakt është i dobishëm dhe konstruktiv.
Por çfarë duhet të bëjmë para se të konsumoni darkën?
Fikni televizorin dhe hiqni telefonat, në mënyrë që të mos pësoni ndërhyrje nga jashtë;
Mos hani në heshtje, por përfitoni nga mundësia për të biseduar me anëtarët e tjerë të familjes;
Mos i bëni pyetje fëmijëve. Mami dhe Babi mund të fillojnë të flasin për ditën e tyre, kështu që edhe fëmijët inkurajohen të bëjnë të njëjtën gjë;
Mësoni fëmijët se si të sillen në tryezë, për shembull, duke mos folur me gojën plot dhe duke u ulur të gjithë bashkë në tavolinë.
Në këtë mënyrë, marrëdhëniet dhe dialogu me të tjerët ndryshon.
Për të arritur rezultate të kënaqshme në shkollë gjithashtu prindërit duhet të përpiqen të zbulojnë se çfarë pëlqejnë fëmijët. Duhet të ftojnë miqtë e tyre ne shtepi në menyrë që të bëjnë detyrat bashkë, të luajnë së bashku. Prindërit duhet të bisedojnë më shumë me mësuesit duke treguar interes për fëmijët.
Lexo edhe: Si te kaloni kohe te bukura me familjen
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu