Ja cilat jane momentet me te rendesishme gjate shtatezanise

0 0

Gjatë 9 muajve të shtatëzanisë gruaja do të përjetojë emocione të shumta por edhe momente vështirësie, ankthi, frike. Dhe ndër momentet më të rëndësishme të kësaj periudhe mund të specifikojmë:
• Marrja e rezultatit pozitiv nga testi i shtatëzanisë. Ai është një moment i paharueshëm dhe zakonisht gruaja do ta ruajë si një kujtim të bukur atë test.
• Dhënia e lajmit. Një emocion i madh do të jetë momenti i kur gruaja do t’i japë babait të ardhshëm, por edhe personave më të afërm si prindërit e saj dhe të bashkëshortit, motrës, vëllait.
• Ndierja e lëvizjes së parë. Nuk ka rëndësi se sa lindje mund të keni bërë apo sa kohë ka kaluar nga lindja, lëvizjet e para të bebes nuk harrohen asnjëherë.
• Momentet e para të dukjes së barkut. Ai barku i vogël dhe rrumbullak që ka filluar të duket do të jetë një emocion i papërshkrueshëm për nënën.
• Blerja e veshjeve premaman. Rritja e barkut zakonisht përkon edhe me blerjen e veshjeve të posaçme për gra shtatëzëna.
• Zbulimi i gjinisë së fëmijës. Ky është momenti më emocionues sepse nëna fillon ta perceptojë atë si një qënie që i referohet një gjinie përkatëse. Fillon të mendojë për emrin e tij apo të saj.
• Blerja e sendeve së të porsalindurit. Kjo është faza më zbavitëse e shtatëzanisë. Më pas larja, hekurosja, rregullimi i sendeve të bebes, gjithcka është një emocion i vërtetë.
Lindja. Kjo është një eksperiencë që do t’ju bëjë të njihni edhe më shumë vetveten, të zbuloni sa e fortë jeni dhe më pas të doni pafund një qënie aq të vogël.

Lexoni dhe: Emocionet e bebes ndersa eshte duke ardhur ne jete, hap pas hapi… 

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X